Kurti tregon se në cilat fusha u dakordua me Erdoganin që të rrisë bashkëpunimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se sot me presidentin truk, Rexhep Taip Erdogan kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin në fushën e investimeve, tregtisë e sigurisë.

Ai ka thënë se ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës ndër vite.

“I nderuar që u prita nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan sot në Stamboll. E falënderova për mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për Kosovën ndër vite. Ne ramë dakord që të intensifikojmë më tej bashkëpunimin tonë, veçanërisht në fushat e investimeve, tregtisë dhe sigurisë”, shkroi Kurti në një postim në Twitter. 

Go to TOP