Kurti: Synimi ynë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, tha se synimi ynë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë.

“Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë. Ato e kanë fituar luftën politike, tashmë më nuk ka dyshime se këto dyja mund të ecin bashkë, ky është shteti që po punojmë për çdo ditë”, theksoi Kurti.

Ai ka përmendur edhe skemat ku janë përfituese gratë e Kosovës. Kurti ka përmendur edhe mbi 90 mijë gra që përherë të parë kanë hapur llogari bankare.

Go to TOP