Kurti: Serbia i grumbulloi të burgosurit në Dubravë për t’i vrarë e pushkatuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 24-vjetorin e masakrës ka thënë se Burgu i Dubravës ishte grumbullim i të burgosurve politik.

Kurti, ka thënë se Serbia ka synuar vrasjen dhe pushkatimin e të burgosurve.

“Të burgosurit politik shqiptar ishin një kategori në vete që nuk mund të injoroheshin. Shteti i Serbisë i grumbulloi mbi 900 të burgosur politik i solli në Dubravë për t’i pushkatuar. Këtë burg e bëri një far kampi i të burgosurve politik”, tha kryeministri.

Tutje, i pari i qeverisë tha se përtej të dhënave duhet kujtuar historinë e Kosovës sipas rendit juridik.

“Përtej të dhënave na shtrohet edhe një problem se si duhet të lexohen këto masakra, vrasje e burgosje. Një nga mënyrat për ta kujtuar historinë e Kosovës është për të lexuar për burgosjen sipas rendit juridik”, tha ai.

Go to TOP