Kurti: Pres nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë.
Sipas tij, siç e ka quajtur ai, pala tjetër ka dhënë indikacione se nuk do ta respektojë marrëveshjen në parim.
Në një intervistë në RTK, Kurti ka ftuar faktorin ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që të dënojnë sjelljen e fqinjit verior.
“Unë pres nga ndërkombëtarët që të dënojnë sjelljen destruktive të Serbisë, sepse ka dhënë indikacione që nuk do ta zbatojë marrëveshjen e arritur në parim”, tha Kurti.
Tutje, Kurti ka thënë se është e vetmja palë që ka propozuar zgjidhje e modele, por në momentin që bëhej kreativ, aq më shumë rritej rezistenca.
“Jam e vetmja palë që ka propozuar zgjidhje e modele. Sa më shumë kreativ që bëhesha, aq më shumë rritej rezistenca e palës tjetër. Sepse edhe ata e dinë, e edhe unë e di që është njohje “de facto””, u shpreh kryeministri Kurti.
