Kurti: Për largimin e barrikadave s’ka pasur asnjë marrëveshje të fshehtë

Dje janë larguar barrikadat në veri të Kosovës, kurse u aludua se është arritur marrëveshje e re mes Kosovës e Serbisë.

Por, këtë e ka mohuar kryeministri Albin Kurti duke thënë se s’ka pasur ndonjë marrëveshje të fshehtë, por ai pranoi se ka pasur takime mes KFOR-it, EULEX-it dhe ambasadorët e QUINT-it.

“Ditën e dielë ne e patëm thënë se është çështje ditësh largimi i barrikadave, nëse nuk do të largoheshin nga KFOR-i atëherë do të detyrohej Policia e Kosovës ta bënte këtë”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

Ai ndër të tjera ka thënë se barrikadat e vendosura ishin më shumë kundër oponentëve politik të Listës Serbe brenda komunitetit të serbëve në Kosovë, sesa kundër tij e kundër Kosovës.

“Barrikadat ishin kundër Rashiqit dhe Trajkoviqit më shumë se kundër Albin Kurtit”, tha Kurti në intervistën për KP-në të transmetuar në faqen zyrtare të tij.

Go to TOP