Kurti nesër bën homazhe në Krushë, pastaj niset për Tiranë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër në ora 08:00 do të bëjë homazhe në Krushë të Vogël dhe Krushë të Madhe.

Pas homazheve, Kurti do të shkojë për vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të takohet me krerët e shtetit shqiptar.

Besohet se temë diskutimi e Kurtit me liderët e Shqipërisë do të jetë marrëveshja e arritur në Ohër me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për normalizimin e raporteve.

Go to TOP