Kurti i gatshëm për zgjedhje, Krasniqi ia ofron nënshkrimet

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje parlamentare kur të dojë opozita. E menjëherë, kryetari i partisë më të madhe opozitare, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike, i ka bërë thirrje që të shkohet menjëherë në zgjedhjet e parakohshme.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi që ka thënë se ka bërë thirrje për shpërndarje të kuvendit qysh nga korriku i vitit të shkuar.

“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati. Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin!” ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Kosova.info/

Go to TOP