Kurti e Gërvalla mërgimtarëve: Shtetësinë mund ta riktheni pa pagesë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, bashkë me kryeministrin, Albin Kurti i janë drejtuar mërgimtarëve.

“Të gjithë ju që për arsye të ndryshme keni qenë të detyruar të hiqni dorë nga shtetësia e Kosovës, mund ta riktheni atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë. Rikthimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik. Ai lidhet me shumë të drejta që janë të rezervuara vetëm për qytetarët e Kosovës, si e drejta për të votuar dhe për t’u votuar”, shkroi Gërvalla.

“Kosova ka nevojë për ju. Prandaj, aplikoni sa më parë pranë konsullatave tona ose në komunën prej nga vini dhe bëhuni sërish shtetas të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar ajo.

Njoftimin e Gërvallës e ka shpërndarë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Rimarrjen e shtetësisë së Republikës e kemi bërë falas, ndonëse ajo është e paçmueshme. Të dashur mërgimtarë, Mirë se vini në vendlindje, e ju mirëpresim përsëri si bashkështetas”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP