Kurti dhe Gervalla sot mbajnë konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, sot do të mbajnë konferencë për media.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, konferenca nis në orën 15:30.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj konference.

Por, theksohet se mund të flitet për zhvillimet në veri të Kosovës dhe raportet me ndërkombëtarët.

Go to TOP