Kur puna thërret, Ariana Shoshi tregon se është shembull, e merr foshnjën njëmuajshe në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi ka shkuar sot në ambientet e Kuvendit, bashkë më foshnjën e saj njëmuajshe.

Kjo është prej paraqitjeve të para të një deputeteje me foshnjën e saj në Kuvend.
Më herët ka pasur raportime për nënat deputete, si Stella Creasy në Britani të Madhe, që kanë marrë me vete foshnjet e tyre të sapolindura në vendin e punës.

Më datë 25 shtator të këtij viti, deputetja Musliu -Shoshi njoftoi se është bërë nënë për herë të dytë.

Go to TOP