Kur do kthehet Donald Trump në Twitter?

Donald Trump e adhuron Twitterin.

Në vitin 2017, ai deklaroi se nuk do të ishte bërë president i SHBA-së pa këtë rrjet social, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

“Twitteri është një gjë i mrekullueshëm për mua, sepse e shpërndaj fjalën time… mund të mos isha këtu duke ju folur tan si president, nëse nuk do të kisha një mënyrë të sinqertë për ta ndarë fjalën time”, tha ai.

Ditë më parë, Elon Musk riktheu llogarinë e Trumpit në Twitter, pas një sondazhi në rrjetin social, dhe mund të kishit menduar se ish-presidenti do ta shfrytëzonte rastin menjëherë për t’u rikthyer. Por deri më tani, ai nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Pse?

Epo, vetëm Trump e di me siguri përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Go to TOP