Kupa e Mbretit vjen sonte me superduelin Athletic Bilbao-Atletico Madrid

Kupa e Mbretit të Spanjës, gare kjo e dyta për nga rëndësia në tokën spanjolle, vjen sonte me gjysmëfinalen mes Athletic Bilbao-Atletico Madrid.

Kjo sfidë pritet të sjellë një ndeshje të zjarrtë pasi që të dy skuadrat synojnë kalimin në finalen e madhe të kësaj gare.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur me fitoren e baskëve (1-0), megjithatë, skuadra finaliste do të përcaktohet sonte pasi që të besuarit e Diego Simeones, njihen si skuadër që jo rrallëherë dinë të përmbysin kundërshtarët në ndeshje të tilla.

Skuadra e cila do të sigurojë kalimin në finale do të ndeshet me Mallorcan e Vedat Murqit, e cila eliminoi Real Sociedadin.

Ndeshja mes Bilbaos dhe Atleticos fillon në orën 21:30. 

Go to TOP