KUMTI MORTOR DHE IKJA E HERSHME E SEREMB GJERGJIT NGA KJO JETË

Serembi që ishte i shpejtë në jetë dhe iku shpejt nga kjo jetë.

Shkruan: Pal CANAJ

Kumti për vdekjen e Sermb Gjergjit dhe lajmimi për ceremoninë e varrimit më 10 dhjetor 2022 në varrezat e fshatit Krushvë e Vogël- Komuna e Klinës u përhap gjithandej në zemrat e njerëzve si jehonë pikëllimi.
Sermb Gjergji ishte një figurë publike i cili me ikjen e tij nga kjo jetë, këto ditë ka shkaktuar dhimbje të thelle tek të gjithë ata që e njohën.

Serembin e njihja nga afer qe nga mosha e tij e fëmijërisë, më pastaj e kisha nxënës në gjimnazin e Klinës dhe më vone në moshën e tij të pjekur vazhduam te jemi miq të mire.
Serembi ishte djali i doktorit Jak Gjergji. Doktor Jaku ishte një doktor stomatolog dhe profesionalist i njohur në komunën e Klinës dhe gjithandej Kosovës. Doktor Jaku ishte një humanist dhe një veprimtar i viteve te 90- që shquhej me kontributin e tij të dhenë qoftë me ndihma monetare për nevojat e kohës si dhe me veprimtari vetëmohuese për lirinë e Kosovës.
Doktor Jakun e kisha mik të mire dhe ishim bashkëveprimtarë gjatë viteve të 90-ta. Ai ishte një burrë shumë bujar dhe mikpritës. Gjate vizitave që i bënim në shqepin e Jak Gjergjit, Sermbi edhe pse i ri në moshë nuk ngurronte që të inkuadrohej në bisedat tona, Ai gjate ndejave parashtronte pyetje dhe jepte mendime që ne na befasonte me kureshtjen e tij.
Në fillim te viteve ’90, Serembi ishte nxënës në shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi“ në Klinë, ne kohen kur okupatori serb na kishte detyruar që procesi mësimor të mbahej në Shtëpi-Shkollë . Ai ishte një nxënës i zellshëm ne mësime dhe njëri prej organizatoreve të protestave për lirimin e objekteve shkollore.

Me kujtohet viti 1994 kur Sermbi ishte maturant dhe kushtet për ta festuar përfundimin e maturës ishin të vështira, sepse syri i milicisë serbe përcjelltë dhe ndërhynte në çdo tubim të rinisë shqiptare . në atë kohë. Sermi me një grup maturantesh, s’donin t’i bindshin situatës së regjimit serb të kohës, dhe në bashkëpunim me kujdestarët e klasave dhe udhëheqësinë e shkollës organizuan Festimin e Maturës në një shtëpi private, ku merrnin pjese disa klase maturantesh, të gjithë me veshje solemne. Ndoshta ky solemnitet i përfundimit të maturës ne atë mënyre shënon rastin e pashembullt në historikun e arsimit kombëtar.

Në dinamizmin e jetës së përshpejtuar , si rezultat i procesit të këtij ritmi që Seremb Gjergji i kishte caktuar vetes, ai kreu fakultetin e gazetarisë, filloi të merrej me ketë profesion, krijoj familje. dhe filloi t’ia jepte krahun kauzës së lirisë së Kosovës.
Edhe jeta demokratike në Kosovën e lirë, garat zgjedhore për ta ndërtuar ketë rend shoqëror në Kosovë, gjithsesi emri i Sermb Gjergjit do të mbetet në historikun e kandidimit të kandidatit të pavarur, për kreun e shtetit të Kosovës.

Serembi ynë iku nga kjo jete por kujtimet për njeriun e buzëqeshur me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara mbetet përherë në kujtimet tona.

Ngushëllime të sinqerta familjes Gjergji, Serembi pushoftë në paqe!
I përhershëm kujtimi!

Klinë, 9 dhjetor 2022

Go to TOP