Kujt i jep Serbia para për rindërtimin e shkollave, shtëpive dhe spitaleve në Kosovë?

Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit – i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe i akuzuar nga autoritetet e Kosovës për përfshirje në sulmin e armatosur në Banjskë – vazhdon të fitojë kontrata milionëshe nga institucionet e Serbisë për projekte ndërtimore në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Kjo ndodh edhe pse Radio Evropa e Lirë konstatoi se kompania nuk operon në adresën ku figuron e regjistruar në sistemin serb.


Go to TOP