Kujdes nga të nxehtit, temperaturat deri 34 gradë gjatë dy ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

IHK këshillon qytetarët që t’i shmangen kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, asmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.

Instituti njofton se ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.

“Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, astmatikët,  diabetikët) dhe te të moshuarit”, thuhet në njoftim.

Go to TOP