Kuçi nga Montebelluna: Takime me bashkatdhetarët, mërgata mbetet shtyllë e fortë e lidhjes me atdheun

Kandidati nga radhët e LDK-së, Blerim Kuçi, ka zhvilluar një takim të përzemërt me bashkatdhetarët në Montebelluna, ku përmes një kafeje simbolike janë ndarë kujtime, sfida të përditshmërisë dhe krenaria që i bashkon larg vendlindjes.

Kuçi theksoi se këto takime në mërgim kanë një rëndësi të veçantë, pasi përtej një bisede të zakonshme, ato përfaqësojnë lidhje të forta shpirtërore që i mbajnë shqiptarët pranë njëri-tjetrit dhe të lidhur ngushtë me Kosovën.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për Shoqatën Kulturore “Dardania”, e cila përmes aktiviteteve të shumta kulturore, mbrëmjeve artistike, valleve dhe këngëve tradicionale, vazhdon të ruajë gjallë identitetin kombëtar, gjuhën dhe dashurinë për atdheun në diasporë.

Ky takim u vlerësua si një dëshmi e rëndësisë së mërgatës në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe forcimin e lidhjeve me vendlindjen. /Kosova.info/

Go to TOP