Kuçi: Energjia e hapjes së fushatës në Prishtinë, sinjal i qartë për ndryshim

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Blerim Kuçi, me numër 47, ka vlerësuar lart atmosferën dhe pjesëmarrjen në hapjen zyrtare të fushatës në Prishtinë, njofton Kosova.info.

Përmes një reagimi, Kuçi theksoi se në këtë tubim u reflektua energji, mobilizim dhe një besim i madh i qytetarëve për ndryshim në vend. Ai u shpreh i nderuar që është pjesë e këtij rrugëtimi së bashku me qytetarët dhe ekipin e LDK-së.

Sipas tij, vizioni i kësaj partie mbështetet në bashkim, zhvillim dhe ndërtimin e institucioneve të forta për Kosovën, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm drejt zgjedhjeve.

Kuçi gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj rruge politike, duke mbështetur LDK-në dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Fushata e LDK-së po vazhdon me aktivitete të shumta në gjithë vendin, ndërsa drejtuesit dhe kandidatët e saj po prezantojnë programin dhe synimet për qeverisje.

Go to TOP