Kthehet festivali EXIT me rregulla pandemie

Mijëra artdashës janë mbledhur të enjten, më 8 korrik, në qytetin verior serb të Novi Sadit, për të marrë pjesë në edicionin e 20-të të festivalit të muzikës EXIT.

Pasi u anulua vitin e kaluar, për shkak të pandemisë, festivali u kthye këtë vit, në Kalanë e Petrovaradinit, ku njerëzve iu desh të paraqisnin dëshmi se kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, apo se nuk janë aktualisht të infektuar. /rel/

Go to TOP