Kryeziu: Humbja e mundësive për koalicione parazgjedhore, dobëson shanset e opozitës për suksese

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka vlerësuar se në terren zgjedhor, të gjitha mundësitë janë të hapura dhe të barabarta për partitë politike.

Megjithatë, ai theksoi rëndësinë e koalicioneve parazgjedhore, duke kritikuar partitë opozitare për humbjen e mundësive për të krijuar aleanca të fuqishme që do të rrisnin shanset e tyre për sukses.

Sipas Kryeziut, koalicionet e gjera ndihmojnë në shmangien e fragmentimit të votave dhe krijojnë një imazh të unitetit, çka do të forconte konkurrencën dhe do të lehtësonte zgjedhjen për votuesit.

Ai përmendi se një koalicion midis LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s do të kishte gjeneruar një momentum politik më të fuqishëm. /Kosova.info/

Go to TOP