Arrestohet i dyshuari për therjen e mbrëmshme me thikë në Deçan, kishte ikur nga vendi i ngjarjes
Policia e ka arrestuar një person që kishte ikur pasi mbrëmë e kishte therrur me thikë një person në Deçan.
Policia njofton se pas një pune intensive ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
“Ju njoftojmë se me datë 08.09.2024 rreth orës 22:35, Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar së në Rrugën Luan Haradinaj në Deçan, në një market dyshohet së një person është therur me mjetë të mprehtë Thikë, më pas i dyshuari ishte larguar në drejtim të pa njohur. Viktima është dërguar me autoambulancë për në Spitalin Rajonal, e me vonë me udhëzim të mjekut kujdestarë është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Ne vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente policore për të kryer shqimin e vendit të ngjarjes. Policia është venë në kërkim të të dyshuarit, me datë 09. 09. 2024, pas një pune intensive Stacioni Policor në Deçan ka arrit ta identifikoji vendndodhjen e tij dhe ta arrestoji të dyshuarin”, thuhet tutje në njoftim.