Kryetari i Prishtinës ndan fotografi bashkë me ekipin e komunës: Gati të vazhdojmë transformimin e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po vlerëson se kryeqytetit, gjatë vitit që e lanë pas, i sollën një frymë pozitive e bashkëpunueuse.

Ai në një fotografi të publikuar bashkë me ekipën e komunës, thotë se tashmë janë gati edhe për të vazhduar transformimin e Prishtinës, në të mirë të të gjithë qytetarëve, përcjell klankosova.tv.

”Kryeqytetit i sollëm një frymë pozitive e bashkëpunuese së bashku me ekipin gjatë vitit që lamë pas. Suksese, mësime, por edhe sfida na përcollën gjatë kësaj kohe.

Jemi gati për të vazhduar transformimin e kryeqytetit, të bashkuar për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”.

Go to TOP