Kryetari Haliti inspekton punimet në sheshin e ri të qytetit të Vitisë


Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar të shtunën punimet për ndërtimin e sheshit të ri brenda qytetit të Vitisë, nga posta deri në qendër të qytetit. Gjatë vizitës, Haliti theksoi se komuna ka realizuar disa projekte të rëndësishme për qytetarët dhe vizitorët, duke përfshirë sheshet në Pozheran dhe sheshin “Nijazi Azemi-komandant Mjekra”.

Ai njoftoi se po finalizohet edhe sheshi i ri përskaj lumit “Morava e Binçës” dhe sheshi me kalldrëm. Kryetari Haliti u informua për dinamikën e punimeve që po zhvillohen. Ndërkohë, është përfunduar edhe zgjerimi dhe rivitalizimi i rrugës nga QKMF-ja deri në fshatin Drobesh./Kosova.info

Go to TOP