Kryeqytetasit marrin një fitore të madhe ndaj Bodo/Glimt
Prishtina ka mposhtur ekipin norvegjez Bodo/Glimt me rezultat 2-1 ku arriti që ta rikthej rezultatin nga 0-1 në 2-1.
Golin e parë në ndeshje e shënuan norvegjezët me anë të Berg në minutën e 11-të të takimit, ndërsa dy minuta para fundit të pjesës së parë, sulmuesi Otto John barazoi shifrat në 1-1.
Pjesa e dytë ishte më e balancuar duke mos prodhuar shumë raste shënimi deri në minutën e 82-të të ndeshjes ku Lode shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë finale të Prishtinës.
