Kryeministrja e Britanisë letër kryeministrit Kurti: Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do ta përcjellë me interes të madh në, siç e quajti ajo, procesin drejt reformës. E njëjta potencoi që Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu formalisht Kosovën.

“Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës”, thuhet ndër të tjera në letrën e përcjellë nga Zyra e Kryeministrit.

Gjithashtu, falënderim shefja e ekzekutivit britanik ka shprehur ndaj institucioneve të Kosovës edhe për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Truss ka shprehur po ashtu falënderime për ngushëllimet e Kurtit për Mbretreshën Elizabetë II, si dhe letrën e 6 shtatorit për emërimin e saj.

Kurti më 6 shtator i dërgoi një letër Truss, duke thënë se “Mbretëria e Bashkuar zë një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet e popullit të Kosovës, sepse ju na mbështetët në luftën tonë çlirimtare kundër një regjimi gjenocidal”.

Go to TOP