Kryeministri malazez refuzoi për herë të dytë të paraqitet në gjyq

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq, megjithëse ka një detyrim t’i përgjigjet thirrjes së prokurorit, nuk iu përgjigj thirrjes për herë të dytë.

Ai duhej të zbulonte gjetjet e tij rreth përgatitjes së pretenduar për arrestimin e tij. Çështja u caktua nga prokurori special Lidija Vukçeviq.

Krivokapiq tha më parë se informacioni që kishte ishte “plotësisht i verifikuar” dhe se nuk kishte kohë për të humbur dhe për të bërë deklarata.

Dy javë më parë, zyra e prokurorit special të shtetit i dërgoi një ftesë Krivokapiqit për të dhënë një deklaratë, por ai tha se nuk mund të paraqitej sepse kishte detyrime urgjente shtetërore, raporton rtcg.

Krivokapiq tha se kishte informacione se po përgatitet një plan për arrestohimin e tij pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore në Patriarkanën e Beogradit me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirio.

Kur u pyet se kush dëshironte ta arrestonte, ai u përgjigj se, sipas informacionit të tij, “duhej të ishte urdhëruar nga prokurori special i shtetit”. Kryeprokurori special Milivoje Katniq hodhi poshtë pretendimet e Krivokapiqit. 

Go to TOP