Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Haradini 

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen e të ndjerit, Fatlum Haradini, i cili vdiq tragjikisht nga shembja e dheut në vendin e punës, në lagjen Veternik në Prishtinë. 

Bëhet e ditur se Kurti u shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij, për humbjen e më të dashurit të tyre. 

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e të ndjerit, Fatlum Haradinit, i cili vdiq tragjikisht nga shembja e dheut në vendin e punës, në lagjen Veternik në Prishtinë.  Ai u shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij, për humbjen e më të dashurit të tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit. /Kosova.info/


Go to TOP