Kryeministri britanik e sheh të rrugës marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka hapur derën për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri në vend të Ruandës, duke thënë se ishte “i interesuar” për një skemë përpunimi të zhvilluar nga qeveria italiane.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni arriti një marrëveshje vitin e kaluar për të hapur dy qendra të përpunimit të emigrantëve në vendin ballkanik, ku pretendimet e 36 mijë emigrantëve do të përpunohen çdo vit. E para nga qendrat e emigrantëve do të hapet këtë vjeshtë pas disa muajsh vonesë.
Komentet pozitive të kryeministrit britanik për Shqipërinë vijnë pavarësisht vendimit të partisë së tij për të hequr skemën e konservatorëve në Ruanda.
I pyetur konkretisht për skemën e Italisë në Shqipëri, Keir u përgjigj: “Të shohim. Janë ditë të para. Më intereson se si funksionon kjo, si gjithë të tjerët. Është shumë herët”