Kryeministri britanik dhe bashkëshortja e tij në pritje të fëmijës së dytë

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe bashkëshortja, Carrie Symonds Johnson janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Carrie, me anë të një postimi në Instagram.

Ajo ka treguar se është shumë e lumtur për shtatzëninë, pasi në fillim të vitit ka përjetuar një abort.

“Në fillim të vitit përjetova një abort që më theu zemrën. Ndjehem me shumë fat që jam sërish shtatzënë, por gjithashtu jam ndjerë si një çantë e mbushur me nerva. Çështjet e fertilitetit mund të jenë tepër të vështira për shumë njerëz, veçanërisht kur në platforma si Instagrami çdo gjë duket sikur po shkon më së miri. U ndjeva pak më mirë kur dëgjova nga njerëz që kanë përjetuar humbje njësoj si unë, kështu që shpresoj që në një mënyrë ndarja e kësaj historie mund të ndihmoj edhe të tjerët”, ka shkruar Carrie.

Kujtojmë se Boris dhe Carrie u kurorëzuan me martesë vetëm pak muaj më parë.

Ato kanë dhe një djalë të quajtur Wilfred, i cili erdhi në jetë në Prill të vitit 2020.

Kjo ishte martesa e tretë për Boris Johnson, sepse më parë ai ka qenë i martuar me Marina Wheeler dhe Allegra Mostyn-Owen. Nga martesa me gruan e dytë ai ka katër fëmijë.

Go to TOP