KRU “Hidrodrini” ndan mirënjohje post-mortem për Hajdar Gjikollin, drejtorin themelues të kompanisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ e Pejës, në një organizim që ka ndodhur për herë të parë, ka ndarë MIRËNJOHJE POST-MORTEM për z.HAJDAR GJIKOLLI – Drejtor Themelues i filleve të kësaj kompanie nga viti 1961.

Nën kujdesin e Zyrës për Media të KRU ‘Hidrodrini’ dhe mbështetjen e Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë, ing Dri Cena, me motivacion; Për rolin dhe kontributin e pashoq, në Themelimin, Ngritjen dhe Zhvillimin e N.K.P. ‘Ujësjellësi’ -Pejë, (1961), (sot) KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë, në ambientet e Kompanisë, sot i është ndarë MIRËNJOHJE POST-MORTEM z.HAJDAR GJIKOLLI – Drejtor Themelues – nga viti 1961.

Pasardhësit e të ndjerit, familje e njohur pejane prej artistësh nga brezi i ri, kanë shprehur falënderimet më të veçanta për iniciativën.

‘Në emër të familjes së të ndjerit, në këtë ceremoni përkujtuese morën pjesë familjarët-pasardhësit e të ndjerit, djali, Dr. Bujar Gjikolli, nipat, artisti dhe këngëtari i njohur GJIKO dhe daullsti i njohur Filonid Gjikolli si dhe stërnipi i të ndjerit dhe djali i Hit këngëtarit të njohur të RAP-it Arlind Gjikollit, Liriku.

Plaketën Post-Mortem për të ndjerin HAJDAR GJIKOLLI, në emër të Kompanisë e ka ndarë Kryeshefi Ekzekutiv ing. Dri Cena ndërsaqë në emër të familjes Gjikolli e ka pranuar Liriku.’-thuhet mes tjerash në komunikatë.

Go to TOP