KosovaTop Lajmi

Kroatët nderojnë luftëtarët kosovarë që luftuan në luftën e Kroacisë

Arif Krasniqi dhe Shemsedin Morina kanë marrë shtetësinë kroate si shenjë respekti për kontributin e tyre si ushtarë gjatë luftës në Kroaci.

Kjo u realizua gjatë së premtes në Ambasadën e Kroacisë në Kosovë ku mori pjesë edhe ambasadorja Danijela Barishiq.

Dy ish-luftëtarët u shprehën të lumtur dhe krenarë me këtë rast.

Të drejtë aplikimi për shtetësi kanë të gjithë ata që morën pjeë në këtë luftë, teksa të njëjtit duhet të dinë për historinë, kulturën dhe traditat kroate.

Shfaq më shumë