Krim makabër në Turqi, burri e vret ish-gruan me armë brenda spitalit
Mediat turke kanë publikuar pamjet e një krimi makabër, që ka ndodhur brenda një spitali në qytetin Kahranmarmaras.
Në video paraqitet momenti kur i dyshuari Atilla Aydintapli, ish-bashkëshorti i 42-vjeçares Eser Karaca i merr jetën asaj, duke e qëlluar me armë.
Rasti i rëndë u kap nga kamerat e sigurisë së spitalit privat ku punonte 42-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve.
