Kreu i IPK-së me shefin e EULEX-it diskutojnë rastet e hetimeve brenda policisë

Kryeshefi Ekzektiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, me bashkëpunëtorë priti sot në takim njoftues Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi, Hodaj e informoi Barbanon për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Temë e diskutimit ishin edhe ecuria e hetimeve në  rastet që janë në kompetencë të IPK-së si dhe praktikat e mira të komunikimit me publikun.

Në fund të takimit Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së. /Kosova.info/

Go to TOP