Krasniqi uron 1 Majin, kërkon siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve ka thënë se për punëtorët, nga qeveria kërkojnë respekt dhe dinjitet në shtëpi dhe siç u shpreh ai, jo më valixhe për Evropë.

Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook u ka uruar punëtorëve 1 Majin.

“Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë. Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

Go to TOP