Krasniqi takohet me kongresmenët amerikanë, u thotë se pavarësia s’do ishte e mundur pa SHBA-të

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar kongresmenët amerikanë Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline.

Ai,, ka shkruar se që të dy i ka falënderuar tim për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot.

Postimi i tij i plotë:

Kënaqësi e veçantë, të ritakoj kongresmenët amerikanë Dutch Ruppersberger dhe Ben Cline në darkën e hapjes së takimit tradicional Lutjet e Mëngjesit, ne Ëashington, DC.

Kongresmenëve Ruppersberger dhe Cline u shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i ka ofruar Kosovës në të gjitha fazat më të rëndësishme deri më sot.

Çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi i Kosovës nuk do të ishin asnjëherë të mundura pa aleatin tonë të përhershëm dhe besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Go to TOP