Krasniqi shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant “Ferri”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur dhembjen e tij të thellë pas lajmit për ndarjen nga jeta të Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Imri Ilazi, i njohur si Komandant “Ferri”.

Krasniqi e vlerësoi Ilazin si një personalitet të shquar dhe një koleg të çmuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kontributi i tij i madh për lirinë e Kosovës do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi theksoi përkushtimin dhe sakrificën e Ilazit si shembull për të gjithë.

Në këtë kohë të vështirë, ai shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ilazi, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë. /Kosova.info/


Go to TOP