Haradinaj: Lajmi i pikëllueshëm për ndarjen nga jeta të gjeneralit të UÇK-së dhe FSK-së, Imri Ilazi – Komandant “Ferri”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta e Gjeneralit të UÇK-së dhe FSK-së, Imri Ilazi, i njohur si Komandant “Ferri”.

Ai vlerësohet si një shembull i gjallë i guximit dhe përkushtimit të tij të pakompromis për lirinë e Kosovës. Imri Ilazi, i cili u kthye nga mërgimi për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shërbeu si Zëvendëskomandant në Zonën Operative të Nerodimes.

Haradinaj shprehu ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve, duke kujtuar Ilazin si një udhëheqës i patrembur dhe njeri me fjalë të ndershme. /Kosova.info/

Go to TOP