Krasniqi: Pa mbështetjen e Amerikës, Kosova nuk do të kishte arritur Pavarësinë
Albert Krasniqi nga Demokracy Plus, shprehu shqetësimin e tij lidhur me qëndrimet e disa qytetarëve që, sipas tij, nënvlerësojnë rolin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
“E trishtueshme të dëgjosh prej njerëzve që e kanë përjetuar Bllacën duke thënë se neve nuk na duhet ndihma e Amerikës, se po na pengon në shtrirjen e sovranitetit në veri,” tha Krasniqi.
Ai theksoi se pa mbështetjen amerikane, shumë qytetarë kosovarë ndoshta nuk do të kishin pasur mundësi të ktheheshin në vend pas konflikteve dhe se populli i Kosovës ka arritur sukses vetëm duke ndjekur këshillat e partnerëve amerikanë duke kulmuar me Pavarësinë e Kosovës.
Krasniqi gjithashtu paralajmëroi se mungesa e mbështetjes ndërkombëtare mund të ketë pasoja serioze duke referuar situatën në Gaza si një shembull të rrezikut kur nuk ka mbështetje të jashtme, pavarësisht të drejtësisë së kauzës së një populli. /Kosova.info/
