Krasniqi: Gjykata Speciale i ngjan Partisë Komuniste të Shqipërisë, komandohet nga qarqe armiqësore
Analisti Milazim Krasniqi i ka kritikuar veprimet e Gjykatës Speciale në raport me ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka vlerësuar se ajo gjykate i ngjan Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se kjo partia vepronte në Shqipëri, por komandën e kishte në Jugosllavi.
“Gjykaten Speciale e ka formuar Kuvendi i Kosoves, por ajo me asgje nuk eshte institucion i Kosoves. Ajo Gjykate i ngjan Partise Komuniste e cila vepronte ne Shqiperi, por komanden e kishte ne Jugosllavi. Dhe te Kominterni. Ajo Gjykate financohet e komandohet nga qarqe armiqesore ndaj Kosoves, nga organizata si BE, qe nuk e njohin shtetin e Kosoves. Kete duhet ta kemi te qarte si fillim”,ka shkruar Krasniqi.
