Krasniqi: Fokus kam vënien e mjeteve në dispozicion të komunave
Ministri Pushtetit e Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi, në raportimin e tij para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike tha se duke u bazuar në raportin e dhënë para deputetëve, ka vënë në dukje qëndrimet e Ministrisë të cilën e drejton ai.
“Si ministër fokusin kryesor në planifikim tani e kam që të gjitha mjetet nëpër komuna, së paku për 2024 të jenë në dispozicion të komunave që t’i inicoj procedurat. Këtë e kemi arritur te ‘grandi i performancës’”, tha ministri Krasniqi.
Ai tutje, përmendi angazhimin e tij me përkushtim për çështjet që i përkasin komunave.
“Konsideroj se nuk duhet dhënë buxhet për projektet të cilat nuk janë të detajuara, derisa punët që janë kryer të bëhen sipas planifikimit”, deklaroi ministri Krasniqi.
Ndryshe, edhe në këtë mbledhje të këtij komisioni pati akuza e kundërakuza ndërmjet deputetëve të shumicës parlamentare dhe të opozitës.
