Krasniqi: Fitorja e Listës Serbe dëshmon mungesën e suksesit të Qeverisë Kurti në integrimin e veriut

Milazim Krasniqi, analist dhe profesor universitar, ka kritikuar ashpër politikën e qeverisë Kurti në lidhje me integrimin e veriut të Kosovës.

Ai ka theksuar se fitorja absolute e Listës Serbe tregon se rezultati i politikave të qeverisë në këtë rajon është “baraz me zero”.

Sipas Krasniqit, serbët e veriut kanë arritur ta manipulojnë qeverinë Kurti duke luajtur rolin e viktimës, ndërkohë që kanë rritur përkrahjen ndërkombëtare për autonominë e veriut.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se plani Franko-Gjerman dhe Aneksi i Ohrit janë një “peshqesh” i Albinit për Listën Serbe, duke e akuzuar për dështimin në këtë proces. /Kosova.info/


Go to TOP