Krasniqi: Egjiptianët pjesë e pandashme në vuajtjet me shqiptarët

Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot është takuar me drejtorin Ekzekutiv të Institutit për Krime të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi.

Krasniqi ka shkruar në ‘Facebook”, se ky institut ka një detyrë të rëndësishme para vetes dhe për këtë si ministër, do të ketë mbështetjen e tij.

“Me Atdheun, diskutuam për rëndësinë e këtij instituti, nevojën për koordinim me komunat si dhe domosdoshmërinë që të përfshihen në ekipin hulumtues pjesëtarë nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom si dhe të dokumentohen krimet e kryera ndaj këtyre komuniteteve të cilët në luftën e fundit kanë dhënë dëshmorë, martirë dhe të zhdukur”, tha ai.

Sipas tij, në Prekaz, Shqiponjë, Krushë e kudo tjetër pjesëtarët e komunitetit egjiptian kanë qenë pjesë e pandashme në vuajtjet e përbashkëta me shqiptarët. /Kosova.info/

Go to TOP