Krasniqi dënon sulmin ndaj Komunës së Zveçanit: Kriminal e qyqar
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj ndërtesës së Komunës së Zveçanit.
Ai tha se komunat e Kosovës janë funksionale dhe të gatshme për t’i shërbyer të gjithë qytetarëve të tyre, pa dallim.
“Mbrëmë grupe kriminale kanë sulmuar me granatë dore Komunën e Zveçanit. Dënoj fuqishëm sulmin kriminal e qyqar ndaj objektit të Komunës së Zveçanit. Sulmet e tilla nuk do të zbehin vendosmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rendin dhe për të garantuar mirëqenien për të gjithë qytetarët tanë. Republika nuk zmbrapset!”, shkruan Krasniqi në një postim në Facebook. /Kosova.info/