KQZ sot mban mbledhje, diskutohet për kryetarët e komunave veriore

Sot nga ora 13:30, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës janë katër pika kryesore, por ajo që veçohet është shqyrtimi dhe miratimi i angazhimit të stafit jo permanente për procesin e votimit për largimin e kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Më poshtë i gjeni pikat e rendit ditor:

1.Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit Nr. 12/2024

3.Aktivitetet e SKQZ

4.Raport i Këshillave të KQZ:
4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

1.Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shkurtimit të afateve të rregullta
zgjedhore, për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni

në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të

mbahet me datën 21 prill 2024;

2.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të aktiviteteve për procesin e votimit për
largimin e kryetarëve të komunave;

3.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të informimit publik;

4.Shqyrtimi dhe miratimi i Kalendarit të vëzhgimit të zgjedhjeve;

5.Njoftim lidhur me Raportin e plotësuar të verifikimi të nënshkrimeve të
peticionit;

4.2.Këshilli për Buxhet dhe Financa

– Shqyrtimi dhe miratimi i planit të buxhetit për procesin e votimit për largimin e kryetarëve

në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut;

4.3.Këshilli për Personel

– Shqyrtimi dhe miratimi i angazhimit të stafit jo permanente për procesin e votimit për

largimin e kryetarëve në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e

Veriut;

Të ndryshme

Go to TOP