Kozma: Serbia është tronditur nga tre kriza të mëdha si pasojë e qeverisë SNS

Çaçak, 13.04.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

“Si rezultat i dhjetë viteve të sundimit të SNS-it(Parti Progresive Serbe), Serbia po përballet sot me tre kriza të mëdha. Serbia është një vend i helmuar, një vend ku një e treta e qytetarëve jetojnë në kufi të varfërisë dhe një vend ku ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë njerëzit”. – tha Robert Kozma, deputet i Frontit të Gjelbër dhe të Majtë, NDMNGD në forumin e mbajtur në Çaçak.

Foto kredit: NDMBGD

“Këto tri kriza janë shkaktuar nga uria e pashuar për para e Partisë Progresive Serbe. Ata janë të gatshëm të sakrifikojnë shëndetin e qytetarëve për hir të fitimeve të manjatëve të tyre, kështu që vetëm në Serbi nga ndotja e ajrit vdesin mbi 15 mijë njerëz dhe gjysma e familjeve nuk kanë ujëra të zeza. Ata mburren se e kanë bërë Serbinë vend të fuqisë punëtore të lirë, paga më e zakonshme në Serbi është 50 mijë dinarë, të cilën e marrin rreth gjysma e njerëzve, ndërsa paga minimale rreth një e katërta. Nuk mund të mbijetosh me këtë. Dhe ministrat dhe zyrtarët e tyre janë mbi ligjin dhe mund të bëjnë çfarë të duan sepse drejtësia nuk funksionon”, shpjegoi Kozma.

“Le të marrim për shembull kontrollin e gjyqësorit dhe prokurorisë. Kur prokuroria të bëjë punën e saj, siç bënë prokurorët Savoviq dhe Paunoviq, të cilët gërvishtën majën e ajsbergut të korrupsionit në EPS, ata do të shkarkohen për të mos rrezikuar majat e regjimit në pushtet. Dhe nga ana tjetër, një qytetar i thjeshtë duhet të luftojë për të marrë drejtësinë me lugë, siç ishte lufta e familjes Milivojević, në mënyrë që autoritetet në industrinë dedikuar “Millan Bllagojeviq” të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e djalit të tyre për shkak të një shpërthim magazine, sepse siguria në punë nuk ishte vendosur me vetëdije.” Forumi “A arrihet drejtësia në Serbi?”, organizuar nga Ozonpress, u mbajt në Çaçak, ku pjesëmarrës ishin Zoran Llutovac (Partia Demokratike), Zdravko Ponosh (Lëvizja ” SRCE”), Nebojsha Zelelnoviq (Së bashku) dhe Robert Kozma (NDMBGD / Fronti i Gjelbër-Majtas).

Go to TOP