Kosova U19 fiton ndaj nikoqires së Evropianit në hendboll

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka regjistruar një fitore të thellë në Kampionatin Evropian (B) që po mbahet në Gjeorgji.

Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në Telavi, vajzat kosovare kanë triumfuar ndaj nikoqires Gjeorgjisë me rezultat 30:19.

Që nga fillimi i ndeshjes, Kosova ka dominuar plotësisht, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi të konsiderueshme prej shtatë golash (17:10).

Ritmi i lartë dhe loja e disiplinuar kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë, duke siguruar kështu fitoren e dytë në këtë turne.

Diona Dresh ka shkëlqyer në këtë sfidë duke realizuar plot dhjetë gola dhe duke u shpallur lojtarja më e mirë e ndeshjes. Kontribut kanë dhënë edhe Arona Krasniqi me gjashtë gola, Martina Bibaj me pesë, Arjeta Imeraj me katër dhe Sara Gjergjaj me tre.

Kosova U19 e ka përfunduar fazën e parë të kampionatit me dy fitore dhe dy humbje. Ekipi tani do të vazhdojë garat në ndeshjet për plasman.

Go to TOP