Kosova U18 merr pjesë në IHF Trophy Intercontinental

Kombëtarja e Kosovës paraqitet në grupmoshën U18 në kampionatin IHF Trophy Intercontinental, i cili fillon të mërkurën në Tashkent të Uzbekistanit, ka njoftuar Federata e Hendbollit e Kosovës. 

Sipas FHK-së, Kosova është në grupin B së bashku me Uzbekistanin dhe Guatemalën.

“Të mërkurën prej orës 8:00 është ndeshja Uzbekistani – Guatemala. Vajzat tona e kanë ndeshjen e parë të enjten prej orës 8:00 ndaj Uzbekistanit. Të premten prej orës 8:00 është ndeshja Guatemala – Kosova. Në Grupin A janë Nigeria, Guadalupe dhe Kaledonia e Re. Të shtunën janë gjysmëfinalet dhe të dielën finalja dhe ndeshja për vendin e tretë. Dy Kombëtaret më të mira kualifikohen në Botërorin U18 që në gusht mbahet në Kinë. Kombëtarja jonë të martën ka arritur në Tashkent dhe në mbrëmje e zhvilloi një stërvitje. Vajzat tona janë maksimalisht të motivuara për të siguruar kualifikim historik në Botëror”, ka njoftuar FHK. /Kosova.info/

Go to TOP