Kosova, nikoqire e “Defender Europe 2023”

Nga sot e deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit,

“Defender Europe 2023” [Mbrojtësi i Evropës 2023], që do të mbahet në Babaj të Bokës të Gjakovës. Ceremonia e hapjes u mbajt të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake, në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partneret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake, në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partneret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ceremonia e hapjes u mbajt, të dielën, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. 
Ceremonia e hapjes u mbajt, të dielën, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. 
Më pas, u bë prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së.
Më pas, u bë prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së.
Kosova do të jetë vendi i katërt - me më së shumti ushtarakë që do të marrin pjesë në këtë stërvitje - në mesin e 25 vendeve pjesmarrëse.
Kosova do të jetë vendi i katërt – me më së shumti ushtarakë që do të marrin pjesë në këtë stërvitje – në mesin e 25 vendeve pjesmarrëse.
Disa pjestarë të FSK-së.
Disa pjestarë të FSK-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjeve ushtarake "Defender Europe 2023". Kurti tha se kjo është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.  
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2023”.

Kurti tha se kjo është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së  "Defender Europe 2023", tha se stërvitjet kanë për qëllim edhe shfaqjen e përkushtimit të aleatëve dhe "partnerëve evropian për të përmirësuar shkallën, kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive të tyre”.Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së  “Defender Europe 2023”, tha se stërvitjet kanë për qëllim edhe shfaqjen e përkushtimit të aleatëve dhe “partnerëve evropian për të përmirësuar shkallën, kapacitetet dhe ndërveprueshmërinë e ushtrive të tyre”.
Drilli ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Drilli ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Stërvitjet e koduara si “Defender Europe” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga SHBA-ja. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit.  
Stërvitjet e koduara si “Defender Europe” janë ushtrime vjetore shumëkombëshe, të cilat udhëhiqen nga ShBA-ja. Natyra e tyre është mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresionit.
Një ushtar gjatë ceremonisë hapëse të "Defender Europe 2023", në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Një ushtar gjatë ceremonisë hapëse të “Defender Europe 2023”, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. 
Qytetarëve të Kosovës, të dielën, u është bërë e mundshme t'i shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë.
Qytetarëve të Kosovës, të dielën, u është bërë e mundshme t’i shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë.
Qytetarët i shohin nga afër pajisjet e FSK-së.
Qytetarët i shohin nga afër pajisjet e FSK-së.
Go to TOP