Kosova në vendin e 99-të, FFK e quan sukses të madh
Kombëtarja e Kosovës është renditur për herë të parë në mesin e 100 kombëtareve më të mira në botë, sipas Rankimit të FIFA-s.
Kosova gjendet në pozitën e nëntëdhjetë e nëntë.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka vlerësuar këtë arritje si një sukses të madh. “Kombëtarja e Kosovës ka arritur suksesin e saj më të madh deri tani, duke u renditur për herë të parë në mesin e 100 kombëtareve më të mira në botë. Kjo arritje është dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe shpirtit të jashtëzakonshëm që Dardanët tregojnë në fushë”, ka theksuar FFK.