Kosova në disavantazh ndaj Rumanisë pas pjesës së parë
Ka përfunduar me rezultat 1-0 në të mirë të mysafirëve pjesa e parë mes Kosovës dhe Rumanisë që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Mundësinë e parë për gol ‘Dardanët’ e patën me anë të Vedat Muriqit në minutën e nëntë, i cili me kokë gjuajti mbi portën e portierit mysafir Nita.
Në minutën e 20-të Fisnik Asllani u rrëzua brenda zonës pas një kontakti me mbrojtësin rumun, por gjyqtari vendosi që ndeshja të vazhdojë.
Një tjetër rast për gol për Kosovën erdhi në minutën e 31-të kur Milot Rashica bëri një goditje të fuqishme e cila u prit nga portieri rumun.
Rumunët në anën tjetër patën një mundësi të mirë shënimi me anë të Dragus në minutën e 35-të, por fatmirësisht gjuajtja e tij me kokë u prit me lehtësi nga Aro Muric.
Pikërisht në momentet kur më së paku pritej, Rumania arriti që të kalojë në epërsi prej 1-0 në minutën e 40-të me anë të Dennis Man.
Valentin Mihaila ishte shumë afër që të dyfishonte epërsinë e mysafirëve, por gjuajtja e tij në minutën e 44-të u ndal nga shtylla.
Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Kosovës në pjesën e dytë, ndërsa shpresojmë që me disa ndryshime në përbërje dhe me ndihmën e tifozëve të tentojmë rikthimin e rezultatit.