​Kosova në agjendën e sotme për anëtarësim në KiE

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të jetë në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave.

Lajmin e ka bërë të ditur Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, duke shpresuar për zhvillime pozitive drejt integrimit evropian.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.”, ka shkruar Vuniqi.

Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022.

Go to TOP